Xhavit Jashari, si përfaqësues i veteranëve ka thënë se nuk do të lejojnë që Qeveria e Kosovës t’i nëpërkëmbë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duke bërë thirrje që të mos votohet projektligji, i cili i ndan pensionet e veteranëve nga paga minimale.
Kryetari i Shoqatës se Familjarëve të Dëshmorëve (SHFD), Xhavit Jashari, ka thënë se qëllimi i protestës së gjashtë majit ishte të dërgohet mesazhi tek institucionet e vendit dhe të bartësit e tyre, siç janë kryeministri dhe deputetët e Kuvendit të Republikës se Kosovës.
“Veteranët e lirisë nuk do të lejojnë që tutje të nëpërkëmben dhe të mos iu jepet e drejta e tyre, që edhe këta të kenë një jetë të dinjitetshme si të gjithë të tjerët”, ka thënë Jashari në RTV Dukagjini.
Jashari ka shtuar se mospërfshirja e tyre në përfitimet nga shteti dhe shkëputja e kalkulimit të presionit të veteranit me rrogën minimale janë disa nga arsyet pse këta të fundit kanë protestuar të hënën e gjashtë majit.
Sipas Xhavit Jasharit nga SHFD-ja, çfarëdo implikime buxhetore të ketë Qeveria e Republikës së Kosovës, pensioni i veteranit të luftës nuk guxon të shkëputet nga paga minimale.
Tutje, ai ka thënë se ”insistimi i kryeministrit Albin Kurti, ta ndryshojë ligjin është insistimi për t’i nëpërkëmbur veteranët”.
Jashari gjithashtu ka folur për Kurtin, ku ka thënë se ai po tenton t’ia ulë autoritetin veteranëve, duke i ndarë nga paga minimale./Portali D/