Trajneri i Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez ka reaguar pas lajmit se lista përfundimtare dihet tanimë.
Televizioni belg VRT kishte publikuar lajmin se Adnan Januzaj, Leonardo Dendocker, Jordan Lukaku, Christian Kabasele dhe Matz Sels do të mbetën jashtë listës përfundimtare.
Ky lajm nuk i ka pëlqyer fare trajnerit të Kombëtares belge, Roberto Martinez.
“Nuk ka asnjë të vërtetë mbrapa atij lajmi që është publikuar”.
“A ka listë përfundimtare? Jo dhe është zhgënjyese sepse lajme të tilla i lexojnë edhe familjarët e lojtarëve dhe ata nuk e meritojnë të gënjehen”.
Martinez ka thënë se gjatë ditëve të ardhshme do të publikohet lista përfundimtare.
“Një lajm i rrejshëm është e vërtetë të mohohet dhe këtë unë po e bëjë tani”.
“Të gjithë e dinë se ditët e ardhshme janë vendimtare, pasi do t’i marrim edhe disa informata mjekësore”.
“Ka shumë detaje që ndikojnë në listën përfundimtare prej 23 futbollistëve. Me rëndësi tani është të punojmë së bashku”, ka thënë Martinez. /Telegrafi/