Site icon Telegrafi

Jamie Carragher tregon dy lojtarët e mëdhenj që Man United duhet t’i shesë për ta fituar Ligën Premier

Jamie Carragher ka emëruar dy lojtarët të cilët Ruben Amorim dhe Manchester United duhet të synojnë t’i shesin nëse duan të gjejnë formulën e fitores. 

‘Djajtë e Kuq’ e sollën trajnerin portugez si zëvendësim të Erik Ten Hag gjatë nëntorit dhe deri më tani ai ka marrë tri fitore, tri humbje dhe një barazim. 

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, nuk e sheh Unitedin si kandidat për të fituar tituj me Rashford si lojtarin e tyre kryesor të sulmit dhe duke marrë parasysh se ai do të ishte një lehtësim financiar për ta, anglezi beson se duhet të shitet. 

“Duke marrë parasysh sa blerje kanë rënë në vlerë që prej se iu bashkuan Unitedit, nuk më befason mua që një emër i madh si Marcus Rashford po lidhet me një largim”. 

Lexo po ashtu Pep Guardiola po planifikon një ndryshim radikal të taktikave për derbin ndaj Man United

“Unitedi duhet a shesë atë pasi ai nuk po paraqitet në përputhje me kontratën e tij luksoze. 11 gola në 48 paraqitje për 18 muajt e fundit nuk është mjaftueshëm mirë”, ka thënë Carragher. 

Por, një dilemë të ngjashme ish-reprezentuesi anglez e ka edhe me kapitenin Bruno Fernandes. 

“Një dilemë lind edhe me Bruno Fernandes. Në krahasim me Rashford, Fernandes ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë të United gjatë një periudhe të vështirë dhe do të kishte shkëlqyer me më shumë kualitet rreth tij në karrierën e tij në Old Trafford”. 

“Por ai tani është 30-vjeçar dhe mund të ketë një vlerë në rast se e shesin për të rritur fondet”. 

“Amorim mund ta shoh këtë më ndryshe dhe të besojë se ka edhe disa vite të mbetura tek Fernandes për t’i shërbyer ekipit”. 

“Shitja duhet të merret në konsideratë, sidoqoftë, pasi Fernandes është njëri prej lojtarëve i cili mund të shitet për një shumë të madhe”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version