Telegrafi

“Jakova Innovation Center”, vend për zhvillimin e të rinjve nga rajoni i Gjakovës

“Jakova Inovation Center” është një organizatë jo- fitimprurëse që është themeluar nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës.

“JIC” shërben si inkubator i ideve, këshillim, promovim dhe qëllimi është t’i mbështesë ndërmarrësit e rijnë.

Në një intervistë për Telegrafin, Fatos Axhemi drejtor në këtë institucion ka treguar për punën, projektet, gjeneratën digjitale dhe komunitetin në përgjithësi jo vetëm në Gjakovën si regjion por edhe për komunat përreth.

Axhemi theksoi se grup moshat me të cilat punojnë janë prej 15-24 vjeç, por pa kufizim edhe për gjeneratat tjera.

“Qëllimi kryesor është ofrimi i shkathtësive të nevojshme për të rritur kapacitetet e për zhvillim biznesi dhe punësimit. Kërkesat e tregut të punës përgjithësi dhe kanë një orientim të drejtë për sa i takon nevojës për të ndërtuar dhe zhvillu shkathtësi digjitale”, tha ai për Telegrafin.

Sipas tij skema e trajnime në JIC është në kuadër të projekteve që i kanë.

“Ne zbatojmë projekte të cilat janë të mbështetura prej donatoreve të ndryshëm ndërkombëtar, por kemi trajnime të tjera që ofrohen përbrenda grupit apo rrjetit te ekspertëve të JIC”, ka thënë ai.

Ndërsa sa përket botes digjitale ai ka deklaruar se trajnimet përfshijnë shkathtësi bazike gjuhë programuese, cyber security, marketing digjital, etj.

Ai ka thënë se të rinjtë nga rajoni i Gjakovës kanë potencial vetëm duhet mbështetur ata. /ValonZherka/Telegrafi/