Site icon Telegrafi

Jaguar Land Rover do të ketë shumë të përbashkëta me Toyota Supra

Bashkëpunim tjetër, që Jaguar i ri të jetë shumë më i fuqishëm

Në mënyrë që të përballojë financimin për modernizim të modeleve të reja, që pritet t’i elektrifikojë, Jaguar Land Rover po konsideron të bëjë disa bashkëpunime, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, është arritur një marrëveshje me BMW, mirëpo kjo nuk dihet se i mjafton kompanisë, që të jetë në gjendje për të sjellë makinat e reja, ashtu si planifikonte.

“Si të gjithë kompanitë që kanë makina me djegie të brendshme, ashtu edhe Jaguar është duke punuar që të sjellë makina elektrike apo hibride. Mirëpo, ky proces nuk është aspak i lehtë” ka thënë Natarajan Chandrasekaran, që është një ndër zyrtarët e lartë.

Sipas tij, nuk ka nevojë për gjetje të reja, derisa tregu është shumë kërkues, ndërsa strategjia është që të punohet sa më shumë.

Meqenëse Toyota Supra duke se është shumë i fuqishëm, Chandrasekaran konsideron se mund t’i ndihmojë shumë Jaguar Land Rover për makinat e reja elektrike.

Derisa është bërë e ditur se kompania që e drejton do të ketë shumë të përbashkëta me Toyota Supra, nuk është bërë e ditur për detajet konkrete. /Telegrafi/

Exit mobile version