Site icon Telegrafi

Izraeli akuzon gazetarët e Reuters, CNN, AP dhe New York Times – se gjatë 7 tetorit “bashkëpunuan” me Hamasin

Ministria e Jashtme e Izraelit në profilin zyrtar në platformën X ka publikuar tekstin e HonestReporting, ku prezenca e fotoreporterëve të AP, CNN, Reuters dhe New York Times në ditën e sulmit të Hamasit, në aspektin moral po vihet në pikëpyetje.

Në fillim të teksti thuhet se militantët e Hamasit nuk ishin të vetmit që më 7 tetor dokumentuan krimet që i kryen në sulmin vdekjeprurës në jug të Izraelit, transmeton Telegrafi.

“Disa prej tmerreve të tyre i kanë regjistruar fotoreporterët me seli në Gazë që punojnë për agjencitë e lajmeve Associated Press dhe Reuters, që prezenca e të cilëve në mëngjes në gardhin e thyer kufitar paraqet një çështje serioze etike”, thuhet në tekst.

Autorët madje pyesin nëse ka pasur koordinim me Hamasin.

Lexo po ashtu Hamasi publikon pamjet e luftimeve të ashpra me izraelitët

“A e kanë miratuar agjencitë e njohur që publikuan fotografitë e tyre, prezencën në territorin e armikut, së bashku me terroristët e infiltruar? A i kishin njoftuar fotoreporterët që janë të lirë për mediat tjera si CNN dhe New York, këto shtëpi? Gjykuar nga fotografitë, rrëmbimet dhe sulmet në kibucin izraelit, duket se kufiri jo që është thyer në aspektin fizik, por edhe atë gazetaresk”, u tha ndër tjera në tekst.

Thuhet se zbulohen katër emra në fotografitë e AP-së në rajoni kufitar Izrael-Gazë gjatë 7 tetorit, Hassan Eslaiah, Yousef Masoud, Ali Mahmud dhe Hatem Ali.

Eslaiah është “freelancer” gazetar që gjithashtu punon për CNN i cili gjatë sulmeve fotografoi tankun e sekuestruar izraelit dhe futjen në kibucin Kfar Azz.

Përveç kësaj kanë publikuar edhe fotografinë ku shihet Eslaiah me liderin e Hamasit dhe “trurin” e sulmit të 7 tetorit, Yahya Sinwar.

Lexo po ashtu Ushtria izraelite shkoi për të demoluar shtëpinë e palestinezit, pasoi një shpërthim i fuqishëm – hasi në eksploziv

Yousef Masoud, i cili gjithashtu shfaqet në fotografinë e AP-së punon edhe për New York Times.

“Ali Mahmud dhe Hatem Ali ishin pozicionuar për të shkrepur fotografitë rrëqethëse të rrëmbimit të izraelit që u dërguan në Gazë. Mahmut kishte fotografuar kamionin që barte trupin e shtetases gjermano-izraelite Shani Louk, kurse Ali ka siguruar disa video të personave të rrëmbyer”, thuhet ndër tjera.

Autortët gjithashtu akuzojnë fotoreporterët e Reuters, Mohammed Fayqa Abu Mostaf dhe Yasser Qudih se pikërisht në kohën e sulmit të Hamasit u shfaqën në kufi.

Që të dy thuhet se kishin fotografuar tankun e sekuestruar në kufi, por që Abu Mustafa kishte fotografuar trupin e ushtarit izraelit që shumë persona e nxjerrin nga tanku.

“Reuters ka qenë i kujdesshëm të shtoj paralajmërimin për pamje të rënda në fotografi, por kjo nuk i ndaloi redaktorët që ta etiketojnë si ‘fotografinë e ditës’”, thuhet në tekst. /Telegrafi/

https://twitter.com/IsraelMFA/status/1722457691811877082

 

 

 

Exit mobile version