Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov gjatë takimit të sotëm në “Vila Vodno”, Papës Françesko i dhuroi album me fotografi të trashëgimisë historike kulturore krishtere të vendit.
Siç njoftojnë nga kabineti i kryetarit Ivanov, bëhet fjalë për fotografi autoriale të zgjedhura nga vet kryetari Ivanov ndërsa albini përmban 153 fotografi ku paraqitet një pjesë e historisë krishtere të vendit.
Te fotografitë ka mozaikë dhe bazilika, kisha të hershme mesjetare, ikona dhe dorëshkrime si dhe ikona të gdhendura në manastiret e Maqedonisë./Telegrafi/