Site icon Telegrafi

Iu deshën vetëm dy raunde për ta nokautuar, Charles Oliviera është kampion i ri në peshat e lehta në UFC

Charles Oliveira është kampioni i ri në peshat e lehta në UFC.

Sportisti i arteve marciale ka arritur ta fitojë titullin e kampionit, pasi ka triumfuar përballë Michael Chandler me nokaut në ngjarjen kryesore të UFC 262 në Toyota Center.

Brazilianit iu nevojitën vetëm dy raunde për ta marrë këtë fitore të vlefshme dhe për ta fituar titullin e kampionit.

“Unë ju thash se do ta nokautoja dhe erdha dhe e nokautova”, tha Oliviera pas fitores.

“Unë iu thash të gjithëve se jam luani i luanëve në këtë sport”, tha braziliani.

Ishte një meç shumë interesant, por Oliviera ishte bindshëm më i mirë se Chandler dhe me plot meritë e mori titullin. /Telegrafi/

Exit mobile version