Site icon Telegrafi

Italia krijon një precedent për shkak të Berlusconit

Portofino, qytet i pasur bregdetar në jug të vendit, do të bëhet i parë në Itali që do të emërojë një rrugë sipas kryeministrit të ndjerë italian, Silvio Berlusconit, pasi autoritetet morën vendim për të përshpejtuar procedurat.

Në Itali zakonisht duhen 10 vjet pas vdekjes së dikujt para se i ndjeri të marrë një nder të tillë, por në këtë rast u bë një përjashtim sepse Berlusconi u cilësua si një nga “njerëzit që i kanë shërbyer shumë kombit”.

Rruga do të riemërohet më 14 tetor, disa javë pasi Berlusconi do të kishte mbushur 87 vjet, raporton ansa.

Kryetari i komunës së Portofinos, Matteo Viaccava, tha se do të mbahet një ceremoni e vogël në marrëveshje me familjen, veçanërisht me Pier Silvio Berlusconin, i cili drejton kompaninë mediatike të familjes.

Rruga e zgjedhur është shëtitore për këmbësorët ndërsa Silvio Berlusconi ecte përgjatë saj kur qëndronte në vilën personale në këtë qytet. Ajo rezidencë tani është në pronësi të grupit të modës “Dolce and Gabbana”.

Ndryshe, ish-presidenti i klubit italian të futbollit, Berlusconi ndërroi jetë në muajin qershor të këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version