Në Itali, 756 njerëz vdiqën nga coronavirusi brenda një dite dhe janë regjistruar 5,217 raste të reja.
Këtë të diel, u raportua se 416 njerëz kishin vdekur në Lombardi dhe se ishin raportuar 1.592 të infektuar nga dy ditët e fundit, transmeton Telegrafi.
Një total prej 6.360 njerëz vdiqën nga coronavirusi vetëm në Lombardi.
Por lajmi i mirë është se shkalla e infeksionit është duke u ngadalësuar.
Kujtojmë se të shtunën Italia kishte 889 vdekje nga Covid-19, të premten 919 të vdekur, dhe kjo ishte dita më e keqe e regjistruar deri më tani, 712 kishin vdekur të enjten, të mërkurën në Itali kanë vdekur 683 njerëzi, 743 të martën, 602 të hënën, 650 të dielën dhe 793 të shtunën. /Telegrafi/