Site icon Telegrafi

Istogu dhe Ferizaj me fitore bindëse në hendboll

(Foto: kosovahandball.info)

Kampioni në fuqi, Istogu, ka fituar bindshëm ndeshjen e javës së parë të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të dielën, Istogu fitoi si mysafir i Samadrexhës. 28-15 ishte rezultati në fund.

Istogaset u shkëputën herët dhe mbajtën epërsi deri në fund. Dajana Milaniq i shënoi shtatë gola për Istogun. Gjashtë i kishte Tina Hetemi, kurse pesë i realizoi Natalija Milatoviq.

Shtatë gola për Samadrexhën i kishte Arlinda Maloku. Katër i shënoi Teuta Maloku.

Të dielën u luajt edhe derbi i xhiros së dhjetë mes Ferizajt dhe Prishtinës. Ferizaj fitoi me dhjetë gola dallim, 38-28.

Mysafiret e nisën ndeshjen më mirë, por më pas Ferizaj kaloi para në rezultat. Në pjesën e dytë Ferizaj ka mbajtur vazhdimisht epërsi të lartë.

Shkurta Mehmeti i shënoi 12 gola për Ferizajn, ndërsa 10 i kishte Ivana Bojoviq.

Te Prishtina më efikasja ishte Eduarta Kurteshi me tetë gola. Shtatë i kishte Alma Nivokazi, ndërsa Arona Krasniqi realizoi gjashtë gola.

Exit mobile version