Site icon Telegrafi

‘Ishte një torturë’ – Klopp u detyrua ta shikonte për herë të parë finalen e humbur nga Reali në Ligën e Kampionëve

(Fotomontazh: Daily Mail)

Jurgen Klopp e ka vënë veten përballë një ‘torture’ duke shikuar për herë të parë finalen e regjistruar të edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve.

Të martën mbrëma, Liverpooli është nikoqir i Real Madridit në Anfield në kuadër të 1/8 së finales në sezonin e sivjetmë, ndërsa trajneri i Redsave është i vetëdijshëm se duhet t’i zhvillojë dy ndeshje të përsosura për t’i eliminuar Los Blancos.

Reali e mposhti Liverpoolin në finalen e vitit 2018 në Kiev dhe e bëri të njëjtën gjë në majin e kaluar në Paris, kur një gol i Vinicius Jr e bëri dallimin.

Siç transmeton Daily Mail, Klopp do të kishte qenë i lumtur po të mos e shikonte asnjë sekondë të asaj që ndodhi mbrëmjen e 28 majit 2022 në Stade de France.

Lexo po ashtu Real Madridi dëshiron ta marrë Kloppin, bashkë me të edhe Bellinghamin

“Gjëja që kuptova menjëherë ishte se tani e kuptoj arsyen pse nuk e shikova përsëri, por duhej ta bëja. Ishte tortura e duhur, sepse ne luajtëm një lojë të mirë dhe mund të kishim fituar – dhe kjo është fjala vendimtare sepse ne mundëm, por nuk e bëmë sepse ata shënuan, ndërsa ne jo. Kjo është arsyeja vendimtare”.

“Ne e pamë se sa me përvojë është Madridi dhe sa pak janë të shqetësuar nga fakti kur skuadra tjetër ka shanse. Ata nuk e humbin besimin në asnjë sekondë, e dinë se ‘do të vijë shansi ynë’ dhe mbrohen me këmbë. Kjo është ajo që mund të mësoni prej tyre, padyshim”, është shprehur strategu gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version