Ish-kryeministrja britanike, Liz Truss dhe fjalimin e saj të fundit përpara se të nisej për në Buckingham Palace për të takuar mbretin Charles III dhe për të dhënë dorëheqjen nga zyra.
“Ishte një nder i madh të isha kryeministre e këtij vendi të madh. Në veçanti të udhëhiqja vendin në zi për vdekjen e madhërisë së saj, Mbretëreshës pas 70 vjetësh udhëheqje, dhe të mirëprisja Mbretin Charles III”, nisi Truss fjalimin e saj në Downing Street.
Ajo thotë se qeveria ka vepruar “urgjentisht dhe me vendosmëri” në anën e familjeve dhe bizneseve, transmeton Telegrafi.
“Në vetëm një periudhë të shkurtër kjo qeveri ka vepruar me urgjencë dhe vendosmëri në krah të familjeve dhe bizneseve punëtorë”.
“Ne përmbysëm rritjen e sigurimeve kombëtare. Ne ndihmuam miliona familje me faturat e tyre të energjisë dhe ndihmuam mijëra biznese të shmangin falimentimin. Ne po e marrim përsëri pavarësinë tonë energjetike, kështu që nuk do të jemi më kurrë të përkushtuar ndaj luhatjeve të tregut global ose fuqive të huaja keqdashëse”.
Truss theksoi mbështetjen e saj për Ukrainën dhe thotë se i uron Rishi Sunak “çdo sukses për të mirën e vendit”.
Ajo falënderoi familjen dhe miqtë e saj, ekipin e saj në numrin 10 dhe oficerët e saj të mbrojtjes.
Liz Truss ka dhënë dorëheqje ditë më parë nga pozita e kryeministres dhe tani në këtë post u zgjedh Rishi Sunak.
Sunak do të takohet me Mbretin Charles III për t’u zgjedhur zyrtarisht kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. /Telegrafi/