Milani ka fituar me rikthim spektakolar ndaj Veronës me rezultat 3-2.
Rossonerët ishin duke humbur 0-2 nga pjesa e parë, por në të dytën arritën të rikthenin gjithçka në të mirë të vetën duke marrë tri pikët.
Samu Castillejo padyshim që ka qenë lojtari kryesor i Milanit në këtë takim, duke fituar penalltinë e shëndërruar në gol nga Franck Kessie dhe duke detyruar mbrojtësin kundërshtar të shënonte autogol pas goditjes së tij.
Pas përfundimit të ndeshjes, Castillejo është parë duke qarë, ku ishin lot gëzimi nga sulmuesi spanjoll.
Ai ka dhënë një deklaratë emocionuese, duke thënë se deri dje nuk e donte askush, madje as nëna e tij.
“Deri dje nuk më donte as nëna ime, sot ajo feston në shtëpinë time. Lotët tregojnë momentin që po përjetoj. Ofertat? Qëndroj në Milanelo, më pas të shohim”.
“Më mban ende kjo fanellë, gjatë afatit kalimtar të verës isha më lag sesa pranë Milanit, por fati im dëshironte që unë të qëndroja këtu”, deklaroi sulmuesi spanjoll. /Telegrafi/