Të dielën, Isuf Tahirsylaj nga fshati Isniq ka humbur jetën aksidentalisht.
Ngjarja tragjike ndodhi gjatë kohës që i ndjeri ishte duke punuar në një shtëpi private, duke rrëshqitur nga kati i tretë.
Tahirsylaj kishte qenë pjesëtar i UÇK-së.
“Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Tahirsylaj, miqve, kolegëve dhe gjithë komunitetit të Isniqit. Zoti ua dhëntë forcën për ta përballuar këtë dhimbje të madhe”.
“Kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm dhe i paharruar”.
“Zoti e mëshiroftë dhe e pranoftë në Xhenet”, thuhet në njoftim.