Ish-shoku i Gjestit, producenti muzikor Alberati, i cili ka bërë disa akuza të rënda në drejtim të tij, po vazhdon të marrë vëmendje.
Ai së fundmi i ka shkruar Xheneta Fetahut, tashmë ish-partneres së banorit të Big Brother Albania.
I njëjti në mesazhin në InstaStory i ka treguar që është ish-miku i këngëtarit, derisa i kërkoi që të flasin diçka.
Megjithatë, nga finalistja e Big Brother VIP Kosova 3 nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Duket se Alberati ka dashur të ketë kontakt me Xhenetën, marrë parasysh situatat e fundit.
Nga ky rast, modelja thekson se nuk do që të marrë vëmendje në krah tij e të flas për të.
Gjesti dhe Xheneta vlen të ceket se kanë mbyllur çdo gjë me njëri-tjetrin. /Telegrafi/