Ish- pronari i Chelseat, Roman Abramovich, po planifikon ta bëjë Stambollin shtëpinë e tij të përhershme.
Rusit iu desh të largohej nga Britania e Madhe pasi shiti klubin e Londrës Perëndimore për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj tij nga qeveria për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.
Abramovich tani është i lumtur në Turqi, ku nuk ka sanksione të tilla ndaj rusëve dhe është duke hartuar një plan që të qëndrojë atje më gjatë.
Multi-miliarderi ka zhvendosur katër nga jahtet e tij, me vlerë rreth 1.2 miliard euro në Stamboll dhe kjo po sinjalizon se ai është atje për biznes.
Për Marca dhe burime të tjera, Abramovich po mendon madje të blejë një ekip futbolli turk në vitet e ardhshme.
Ka pasur shumë raportime se ish-presidenti i Chelseat dëshiron ta blej Trabzonsporin ose Goztepen, mirëpo deri më tani nuk ka pasur lëvizje konkrete. /Telegrafi/