Site icon Telegrafi

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit beson se Bellingham është ‘çelësi’ për transferimin e Alexander-Arnold tek Real Madridi

Një ish-lojtar i Liverpoolit i ka bërë me dije Jude Bellinghamit se ai është pjesa që ka mbetur për ta kompletuar enigmën sa i përket transferimit të Alexander-Arnold tek Real Madridi.

Alexander-Arnold ka më pak se 12 muaj të mbetur në kontratën e tij tek Liverpooli dhe duke filluar nga 1 janari i vitit 2025, ai do të jetë në gjendje që të nënshkruajë marrëveshje me klubin e ri.

Dyert janë hapur për Real Madridin që të bëjë lëvizjen e saj dhe të josh njërin prej lojtarëve më të mirë në botë që t’iu bashkohet atyre.

Teksa Alexander-Arnold ka kujtime të fëmijërisë dhe një lidhje të veçantë me Liverpoolin që mund të bëjë që ai ta përfundojë karrierën atje, Glen Johnson beson se ndikimi i Bellingham mund të ketë një ndikim në vendimin e tij për transferim në kryeqytetin spanjoll.

Dyshja kanë zhvilluar një miqësi tejet të ngushtë gjatë kohës sa kanë qenë të ftuar tek kombëtarja e Anglisë.

“Klubi është 95 për qind jashtë këtij rasti pasi natyrisht, nëse ai bisedon me Jude dhe Jude i tregon atij se sa mirë është atje, atëherë kjo mund të ndikoj në vendimin e tij përfundimtar”.

“Ta mendojmë, nëse Real Madridi telefonon, atëherë ai është vendi ku shumica e lojtarëve duan të shkojnë”.

“Jude mund të jetë pjesa e fundit e enigmës kur bie fjala tek vendimi i Trent, por unë mendoj se Trent do ta pranonte këtë marrëveshje, pavarësisht nëse Jude është atje apo jo”, ka thënë Johnson./Telegrafi/

Exit mobile version