Cagliari e ka prezantuar transferimin e ri, Martin Caceres, derisa Keita Balde Diao është bashkuar për herë të parë në stërvitje.
Ekipi nga Sardiania e transferoi Keitan nga Monaco me parametrat zero, ndërsa klubi nga Ligue 1 do të përfitojë 25 për qind nga shitja e mëtutjeshme.
Edhe mbrojtësi uruguaian, Caceres, ishte lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Fiorentinan.
🎥 | INTERVISTA
Martín #Cáceres si presenta 👍🏼
Prime parole in rossoblù 🎙#forzaCasteddu pic.twitter.com/swHTy7LbvA— Cagliari Calcio (@CagliariCalcio) September 1, 2021
Ai nënshkroi kontratë njëvjeçare me Cagliarin deri në qershor të vitit 2022.
Kujtojmë që 34-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube të mëdha, si Barcelona dhe Juventus. /Telegrafi/