Site icon Telegrafi

Ish-ambasadori ukrainas: Putini bëri gabim të madh, ky është fillimi i fundit të regjimit të liderit rus

Ish-ambasadori i Ukrainës në BE ka thënë për Sky News, se Ukraina kurrë nuk do të dorëzohet dhe se ushtarët e vendit të tij janë hero sikurse “James Bondi”.

Kostinatyn Yelisieviev, theksoi se “Ukraina sigurisht se do të mbijetojë. Ne kurrë nuk do të dorëzohemi”, transmeton Telegrafi.

“I tërë kombi është i bashkuar dhe si një trup po lufton. Ajo çfarë është shumë e rëndësishme se të gjitha forcat politike janë të bashkuara. Çdo dritare, shtëpi, rrugë do të jenë ferri i vërtetë për agresorin, pushtuesin”, shtoi Yelisieviev.

Madje ai është shumë i bindur se Vladimir Putini nuk ia ka arritur qëllimit, dhe është mirënjohës për partnerët perëndimorë të Ukrainës.

“Është një luftë, jo vetëm për Ukrainën, është një luftë për liri për tërë Evropën”, shtoi ish-diplomati ukrainas.

Megjithatë nuk u ndalë me kaq, çdo ushtarë ukrainas e krahasoi me “James Bondin” – duke thënë se janë “hero të vërtetë”.

“Putini ka bërë një gabim të madh dhe pushtimi i Ukrainës, është fillimi i fundit për regjimin e liderit rus”, tha për fund Yelisieviev. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version