Site icon Telegrafi

Ish ambasadori Philip Reeker do ta zëvendësojë Wess Mitchell

Ish ambasadori i ShBA-ve në Maqedoni, Philip Reeker që ishte në detyrë nga viti 2008 deri në vitin 2011 do ta zëvendësojë Wess Mitchellin.

Reeker do të vij në vendin e Mitchell, shef i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike nga 18 marsi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas largimit nga Maqedonia në vitin 2011, ambasadori Reeker për dy vite punoi në pozicion të lartë në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Shtetëror, ku tani është emëruar drejtor.

Nga viti 2011 deri në vitin 2017, Reeker punoi i konsull i përgjithshëm i ShBA-ve në Milano. Nga viti 2018 deri tani ka punuar në komandën ushtarake amerikane për Evropë në Shtutgard të Gjermanisë./Telegrafi/

Exit mobile version