Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci ka reaguar sot pas zhvillimeve të fundit në veri dhe paralajmërimeve për sanksione ndaj Kosovës dhe liderëve të shtetit.
Ish diplomat Peci në një postim në Facebook shkruan se fjalët dhe argumentet më nuk bëjnë punë.
“Mirupafshim në Kosovën e izoluar dhe te bankrotuar! Fundi i fundit, qysh e lypshim e gjetshim!”, shkruan ai.
“Po më duket se nuk jemi të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës ne te cilën gjendemi.
Fjalët dhe argumentet më nuk bëjnë pune!
Kapitulli i përkrahjes dhe partneritetit të vendeve kyçe te perëndimit me vendin tonë tanimë pothuajse është mbyllur!
Mirupafshim në Kosovën e izoluar dhe te bankrotuar! Fundi i fundit, qysh e lypshim e gjetshim!”, shkruan Peci. /Telegrafi/