Site icon Telegrafi

IPKO e vendos Kosovën në hartën e Apple për iPhone 7

Shtatori ka filluar mbarë për Kosovën dhe njohjen e saj ndërkombëtarisht. Fillimisht ishte ngjarja e shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan, më pas debutimi historik i Kosovës kundër Finlandës në kualifikimet për Kampionatin Botëror në Futboll, ndërsa mbrëmë Kosova ishte prapë temë e mediave të huaja pozitivisht, për shkak të prezantimit zyrtar të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus.

Në eventin për prezantimin e gjeneratës së më të re të iPhone u tha se iPhone 7 do të vijë në Kosovë, para shumë shteteve tjera të rajonit, duke përfshirë Shqipërinë dhe Serbinë. Në Kosovë, IPKO është përfaqësuesi ekskluziv i kompanisë më të madhe amerikane.

IPKO e ka vendosur Kosovën në krye të hartës së shteteve ku do të lansohet iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus zyrtarisht, ndërsa dihet se ngjarja e madhe e lansimit të secilit model të ri të iPhone nga Apple, shënohet si ngjarja kryesore e javës në botë, sepse me miliona njerëz e përcjellin atë online, dhe shumica e mediave të botës raportojnë për secilin version të ri të telefonit të Apple. /Telegrafi/

Exit mobile version