Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, lavdëroi drejtorët e klubit pas afatit kalimtar të janarit, ku Robin Gosens dhe Felipe Caicedo u bashkuan me Nerazzurrët.
Inzaghi është përballur për herë të parë me mediat pas afatit kalimtar të janarit dhe është ‘detyruar’ të flasë për dy transferimet e kryere.
“Ne kemi drejtorë të shkëlqyer dhe një president që është gjithmonë i pranishëm, tani edhe fizikisht”, ka thënë fillimisht Inzaghi.
“Gosens është aktualisht jashtë, por ne të gjithë e njohim atë, ai është një nënshkrim i mrekullueshëm”.
“Kam stërvitur Caicedon për shumë vite dhe ne e shfrytëzuam këtë mundësi në maksimum pas largimit të Stefano Sensi”.
“Ne ishim gati dhe jam i lumtur për atë që bëmë në janar”, përfundoi trajneri i Interit.
Inzaghi shtoi se Gosens është duke përfunduar rikuperimin e tij ndërsa Joaquin Correa është duke nxituar për t’u rikthyer në aksion.
Ata janë dy lojtarët e vetëm që nuk janë në dispozicion për Interin në derbin e nesërm (e shtunë) ndaj Milanit. /Telegrafi/