Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar një person pasi i njëjti kishte postuar një shkrim me të cilën e mbështeste dhunën sistematike ndaj grave.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Mehmet Gradica”, në Prishtinë, më 9 mars në orën 10:05.
“Është intervistuar me 11.03.2022 i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrjetet sociale kishte postuar një shkrim me të cilën e mbështeste dhunën sistematike ndaj grave”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/