Ashley Young do të vazhdoj të mbetet pjesë e Interit së paku edhe për një vit.
Anësori anglez iu bashkua skuadrës italiane gjatë afatit kalimtar të janarit nga Manchester United.
Ishte trajneri Antonio Conte që e kërkoi me ngulm dhe arriti ta bind anglezin t’i bashkohej Interit.
Young nënshkroi me Interin një kontratë gjashtë mujore, por me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
34-vjeçari është përshtatur mjaftë mirë te zikaltërtit pasi ka zhvilluar pesë ndeshje duke bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira.
Mediat italiane kanë raportuar se Interi i ka ofruar vazhdimin e kontratës edhe për një vit tjetër veteranit anglez.
Ka qenë vetë lojtari që ka thënë se ndihet shumë i lumtur në Milano dhe se dëshira e tij është të vazhdoj të luaj sa më gjatë nën urdhrat e trajnerit Conte. /Telegrafi/