Please enter at least 3 characters.

Interi i tregon Icardit se është në shitje dhe duan ta pranojnë ofertën e 'çmendur' të Romës, sulmuesi refuzon largimin  

2019/06/Icardi-Inter-1-e1559975990480.jpg
260:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 03: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale shows his dejection during the Serie A match between FC Internazionale and Bologna FC at Stadio Giuseppe Meazza on February 3, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Mauro Icardi do të largohet këtë verë nga Interi dhe këtë gjë tashmë ia kanë kumtuar edhe drejtuesit e klubit sulmuesit argjentinas.

Sipas mediumit Sky Sport Italia, trajneri i ri Antonio Conte dhe drejtorët e klubit kanë vendosur se Icardi kurrë nuk do të luajë më për Nerazzurrët.

Sulmuesi refuzon të pranojë dhe këmbëngul se do të refuzojë çdo transferim, ndoshta duke shpresuar të presë derisa kontrata e tij të skadojë në vitin 2021, kështu që ai mund të largohet si lojtar i lirë.

Interi po kërcënon ta largojë atë nga skuadra tërësisht nëse e bën këtë dhe do të blej disa sulmues tjerë për të siguruar se është i pesti në renditje.

Icardi nuk e do largimin (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Kështu, që një luftë tjetër e shëmtuar e ftohtë po zhvillohet vetëm disa muaj pas asaj që e pa atë tek i hiqet shiriti i kapitenit.

Sipas magazinës Adnkronos dhe mediumit Goal.com, Interi po përpiqet ta shtyjë Icardin drejt pranimit të ofertës së Romës, pasi do të lejonte klubin drejt një marrëveshje të madh të shkëmbimit.

El Shaarawy, Dzeko dhe Kolarov plus para për Icardin (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Në rast se Icardi pranon ofertën e Giallorossëve atëherë shkëmbimi do të përfshinte tre lojtarë: Edin Dzeko , Aleksandar Kolarov dhe Stephan El Shaarawy.

Drejtori i Giallorossëve, Guido Fienga ka qenë në kontakt me drejtorin sportiv të Nerazzurrëve, Piero Ausilio për të folur për mundësinë e bërjes së një marrëveshjeje që përfshin tre lojtarët e tyre plus para për sulmuesin argjentinas. /Telegrafi/