Site icon Telegrafi

Interi i rikthehet Mangalas, rivalizohet nga Wolves

Eliaquim Mangala gjatë ndeshjes Man City -Leicester City në King Power më 19 dhjetor 2017 (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Pothuajse pas dy vitesh Interi i është rikthyer interesimit për Eliaquim Mangala.

Sipas raportime në Itali zikaltirt janë të interesuar për një transferim të lirë në janar dhe mbrojtësi Manchester Cityt është profili i duhur.

Lojtari i skadon kontrata në fundin e sezonit 2018/19 dhe kjo ka tërhequr edhe klube tjera.

Eliaquim Mangala gjatë huazimit te Evertoni, duke u bërë gati për ndeshjen kundër Crystal Palace në Goodison Park (Foto: Mark Robinson/Getty Images/Guliver)

Sipas The Sun, në mesin e tyre është edhe skuadra nga Liga Premier, Wolverhampton Wanderers.

27-vjeçari nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon që nga lëndimi i tij në huazim te Evertoni, por ai i është kthyer stërvitjeve të plota te Man City.

Lexo po ashtu Zanetti tregon se ardhja e Marottas është në rrugë të mirë

Pavarësisht se Mangala refuzoi gjatë verës kalimin te Crystal Palace, dëshira e tij është të qëndrojë në kampionatin elitar anglez.

Qendërmbrojtësi iu bashkua Cityt nga Porto në vitin 2014 për 36 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version