Interi ka barazuar në shtëpi ndaj Parmas me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Serie A.
Ekipi i Antonio Contes nuk ka arritur të vazhdojë me fitore, pasi është ndalur me barazim nga Parma në Giuseppe Meazza.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim nga Interi, të cilët krijuan raste në tëntim të golit të epërsisë.
Megjithatë, edhe përkundër rasteve nga Ivan Perisic (3’) dhe Achraf Hakimi (43’), shifrat mbetet të paprekura në 45 minutat e parë.
⏸ | HALF-TIME
Lots of possession, two big chances, no goals: the teams head into the changing rooms on level terms ✖️#InterParma 0⃣-0⃣#FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/rI3tl9CRfE
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) October 31, 2020
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë krejtësisht tjetër, me Parman që arriti t’i shënojë dy gola të shpejtë, ndërsa Interin që më vonë u kthye në lojë.
Gervinho arriti të tund rrjetën në minutën e 46-të për 0-1, ndërsa në minutën e 62-të shënoi për 0-2.
😜 62' GERVINHO DOES IT AGAIN!!!! 💛💙#InterParma 0-2 pic.twitter.com/haJAVj3MbH
— Parma Calcio 1913 (@ParmaCalcio_en) October 31, 2020
Interi arriti të kthehet në lojë vetëm dy minuta më vonë duke shënuar me anë të Marcelo Brozovic për 1-2.
Pas këtij goli, Interi u hodh i gjithi në sulm në tentim të golit të barazimit, por atë e arriti vetëm në minutat shtesë me anë të Perisic, i cili shënoi me kokë për 2-2 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
✖️ | PAREGGIA
Gara conclusa a San Siro, i nerazzurri rimediano nel finale ma non trovano la vittoria ⚖️#InterParma 2⃣-2⃣
⚽️ Gervinho (46')
⚽️ Gervinho (62')
⚽️ #Brozovic (64')
⚽️ #Perisic (91')#FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/6rt4qpsjg0— Inter ⭐⭐ (@Inter) October 31, 2020
Me këtë barazim, Nerazzurrët renditen në vendin e pestë me 11 pikë, ndërsa Parma renditet e 15-ta me pesë pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Interi luan në udhëtim te Atalanta, ndërsa Parma e pret në shtëpi Fiorentinën. /Telegrafi/