Site icon Telegrafi

Interi merr vendimin përfundimtar për Keita Balden

Keita Balde . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Keita Balde i është bashkuar Interit këtë edicion si huazim nga Monaco me të drejtë të blerjes.

Sulmuesi senegalez ka bërë një sezon me ulje e ngritje, por që duket se nuk ka mjaftuar për ta bindur Interit ta blejë përfundimisht.

24-vjeçari ka zhvilluar 29 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, ku nuk ka shënuar më shumë se katër gola dhe ka bërë tre asistime.

Keita Balde. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )

Këto statistika kanë bërë Interin që të marrë vendim për mos ta aktivizuar klauzolën e blerjes së tij prej 30 milionë eurove.

Kujtojmë që Interi për huazimin një vjeçar të Keitas nga Monaco kishte paguar pesë milionë euro.

Kësisoj sulmuesi anësor tani rikthehet në principatë dhe do të shqyrtojë ofertat e reja.

Leicester City, Everton dhe Newcastle United janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e senegalezit. /Telegrafi/

Exit mobile version