Interi është hedhur në sulm për ta përforcuar skuadrën që në janar dhe emrat më të vlerësuar janë Javier Pastore dhe Eliaquim Mangala.
Sipas asaj që shkruan Tuttosport, Interi tashmë e ka marrë kërkesën e Luciano Spallettit që të blihen dy lojtarë në këtë afat.
Gazeta shkruan se sulmi është i kompletuar pasi si zëvendësues i Mauro Icardit shihet Eder.
Ramires pritet të mos vije nga Jiangsu Suning, por Nerazzurrët mund të funte në një ndërrim me PSG-në mes Joao Marios dhe Pastores, i cili do të ishte perfekt për formacionin që luan Spalletti, 4-2-3-1.
Ish futbollisti i Palermos nuk po gjen hapësira te PSG-së dhe për këtë ka kohë që lidhet me një kalim te Interi.
Pastaj vije Mangala që mund ta përforcojë mbrojtjen e Interit që aktualisht ka vetëm tre lojtarë me Mirandan, Milan Skriniarin dhe Andrea Ranocchian.
Francezi ka zhvilluar vetëm tri ndeshje me Cityn këtë sezon, prej se është kthyer nga huazimi te Valencia. /Telegrafi/