Interi thuhet se po udhëheq garën për të nënshkruar me mbrojtësin gjerman, Matthias Ginter, si lojtar i lirë në fund të sezonit.
Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 2014 sheh kontratën e tij të skadojë në qershor të vitit 2022 me Borussia Monchengladbach dhe deri tani nuk marrëveshje rinovimi.
Sipas mediumit Calciomercato.com, kampionët e Serie A, Interi dhe Barcelona janë ndër klubet e interesuara për të siguruar shërbimet e tij.
Paga e tij prej 3 milionë euro në vit është e qëndrueshme për Nerazzurrët, të cilët thuhet se janë në ‘pole-position’ për të nënshkruar me 27-vjeçarin në fund të sezonit.
Ginter ka luajtur 12 ndeshje në të gjitha garat me Monchengladbach këtë sezon dhe mund të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate me çdo klub nga janari përpara një transferimi të lirë në verë.
#Inter, 60 milioni dalla #Champions non cambiano il mercato: da Onana a Ginter, è caccia all’occasione a zero https://t.co/KVYUOeFSnu pic.twitter.com/V6qvZJdWq5
— calciomercato.com (@cmdotcom) November 26, 2021
Interi është kualifikuar në 1/16-tën e Ligës së Kampionëve për herë të parë në dhjetë vjet dhe për këtë arsye do të fitojë rreth 60 milionë euro.
Ginter nuk është lojtari i vetëm i monitoruar nga Nerazzurrët. Sipas të njëjtit raport, portieri i Ajaxit, Andre Onana do të transferohet në San Siro në fund të kontratës së tij në qershor.
Interi po vëzhgon gjithashtu Lorenzo Insigne të Napolit. Ylli i Italisë nuk është askund afër arritjes së një marrëveshjeje për të zgjatur kontratën e tij që skadon me Partenopei. /Telegrafi/