Site icon Telegrafi

Interi dhe Roma në ‘luftë’ për Zappacostan

Skuadrat e mëdha italiane, Interi dhe Roma po përgatiten për një betejë në afatin e transferimeve për mbrojtësin italian, Davide Zappacosta.

Mbrojtësi i djathtë 24-vjeçar është një tjetër produkt i akademisë së të rinjve të Atalantas, dhe u bashkua me Torinon në korrik të vitit 2015 për 4.3 milionë euro.

Çmimi i tij ka pasur ngritje dhe tani Zappacosta është pjesë e rregullt e formacionit të Italisë së Giampiero Venturas.

Lexo po ashtu Manolas te Interi për 40 milionë euro?

Sipas raporteve të fundit, Interi dhe Roma duan transferimin e mbrojtësit të talentuar italian për sezonin e ardhshëm.

Italiani ka një kontratë të vlefshme deri në qershor të 2019 dhe çmimi i tij besohet të jetë rreth 15 milionë euro, pasi ka pasur paraqitje impresionuese me Azzurrët.

Lexo po ashtu Lazio dhe Roma në garë për Caion

Zappacosta deri më tani në këtë sezon të Serie A ka bërë 22 paraqitje, teksa ka shërbyer shokët e skuadrës me tri asistime.

Ndryshe, mbrojtësi i Torinos luajti edhe në ndeshjen e fundit të Italisë ndaj Shqipërisë, ku asistoi te goli i dytë i shënuar nga Ciro Immobile në fitoren 2-0. /Telegrafi/

Exit mobile version