Ashley Young ka impresionuar drejtuesit e Interit aq shumë në vetëm disa javë, sa që ata kanë vendosur të zgjasin kontratën e tij.
Mbrojtësi i krahut u bashkuan nga Manchester United në janar për një shumë prej 1.5 milion euro, pasi ishte në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me klubin nga Old Trafford.
Ai kishte një ndikim të menjëhershëm, duke kontribuar me një gol dhe një asistim në shtatë ndeshje për Nerazzurrët.
34-vjeçari u adaptua shpejt në Serie dhe për nivelin e tij janë bindur edhe tifozët dhe trajneri Antonio Conte.
Raportohet se Inter ka rënë dakord të aktivizojë opsionin në kontratën e tij, që mund të vazhdojë deri në sezonin 2020-21. /Telegrafi/