Interi ka fituar me rezultat të pastër 4-0 ndaj Genoas në ndeshjen e javës së parë të sezonit 2021/22 në Serie A.
Ekipi i Simone Inzaghit e ka nisur për mrekulli mbrojtjen e titullit, pasi ka marrë tri pikët e para në ndeshjen e parë të sezonit të ri.
Golat në këtë fitore të Nerazzurrëve u shënuan nga Milan Skriniar (6’), Hakan Calhanoglu (14’), Arturo Vidal (74’) dhe Edin Dzeko (88’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli turk, Calhanoglu, i cili pas një goli dhe një asistimi u notua me 8.8.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin e inkuadruar të Genoas, Laurens Serpe që u vlerësua me notë 6.0.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/