Site icon Telegrafi

Inteligjenca britanike: Ukraina thyen linjën e parë të mbrojtjes ruse

Ukraina ka kaluar me sukses linjën e parë të mbrojtjes ruse në disa pjesë të vendit gjatë 48 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes tha se ka pasur operacione “të rëndësishme” në “disa sektorë” në lindje dhe në jug të Ukrainës.

Ai tha se “progres i mirë” është bërë nga trupat në disa zona, ku ata “kanë depërtuar në vijën e parë të mbrojtjes ruse”.

“Në të tjerat, përparimi ukrainas ka qenë më i ngadalshëm”, shkruan në njoftim.

Mbrojtja e Rusisë ka qenë e “përzier”, thotë Ministria e Mbrojtjes, me disa njësi “duke kryer operacione të besueshme të mbrojtjes manovruese” dhe të tjera që tërhiqen “në një farë çrregullimi”.

Lexo po ashtu Momenti kur Ukraina shkatërron një sistem mbrojtës ajror të forcave ruse

Raportet për viktima ruse po rriten pasi ushtria e saj është e detyruar të tërhiqet “nëpër fushat e tyre të minuara”, tha ministria.

Ndryshe, preisdenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se ka nisur kundërsulmi i Ukrainës. /Telegrafi/

Exit mobile version