Please enter at least 3 characters.

Inteligjenca britanike: Moska po has në vështirësi në furnizimin e forcave ushtarake në Ukrainë

2022/12/09758375-scaled-e1654257693942.jpg
557:"epa09758375 A handout still image taken from handout video made available by the Russian Defence Ministry press service shows Russian armoured fighting vehicles load on the railway freight carriages in Bakhchysarai, Crimea, 15 February 2022. Units of the Western and Southern military districts on 15 February 2022 began returning from exercises to their bases by rail and road, the Russian Defense Ministry said on 15 February 2022. EPA/RUSSIAN DEFENCE MINISTRY PRESS SERVICE HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES
3:"EPA

Moska është detyruar të "zhvendosë nyjet e furnizimit" më në jug dhe në lindje për shkak të sulmeve ukrainase në vazhdën e tërheqjes nga Kherson, pretendon ministria britanike e inteligjencës.

Ministria e Mbrojtjes (MM) tha se tërheqja e Rusisë nga bregu perëndimor i lumit Dnipro i ka ofruar Ukrainës "mundësi për të goditur nyjet dhe linjat e komunikimit të logjistikës ruse".

Ministria e Mbrojtjes shtoi se "Ky kërcënim ka shumë të ngjarë të ketë shtyrë logjistikët rusë të zhvendosin nyjet e furnizimit, duke përfshirë pikat e transferimit hekurudhor, më në jug dhe në lindje”.

"Njësitë ruse të logjistikës do të duhet të kryejnë ngarkim-shkarkim shtesë me punë intensive nga transporti hekurudhor në atë rrugor. Lëvizjet rrugore më pas do të jenë ende të pambrojtura ndaj artilerisë ukrainase ndërsa ato lëvizin për të furnizuar pozicionet mbrojtëse ruse përpara”, shkruan në raportin e inteligjencës britanike.

“Mungesa e municioneve të Rusisë (e përkeqësuar nga këto sfida logjistike) ka të ngjarë të jetë një nga faktorët kryesorë që aktualisht kufizon potencialin e Rusisë për të rifilluar operacionet tokësore ofensive efektive në shkallë të gjerë”, thuhet në raport.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm në Ukrainë më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/