Me ndihmën e inteligjencës artificiale janë krijuar një sërë fotografish të politikanëve si Kim Jong-un dhe Vladimir Putin që tregojnë sesi mund të jenë dukur kur ishin të vegjël.
Fotografitë janë krijuar nga Midjourney me ndihmën e softuerit që përdor inteligjencë artificiale, ku është përfshirë edhe Bashar al-Assad i Sirisë, transmeton Telegrafi.
Fotografitë janë bërë virale në Instagram, ku shihen imazhet e Vladimir Putinit nga Rusia, Kim Jong-un nga Koreja e Veriut, siriani Bashar al-Assad si dhe presidenti kinez Xi Jinping.
Kim, Putin dhe Bashar al-Assad akuzohen për shkelje të drejtave të njeriut. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, Kim ka torturuar dhe vrarë njerëzit e vendit të tij – duke përdorur kampet ushtarake si burgje, ua mohoi të drejtën e besimit dhe cenzuroi mediat dhe internetin.
Cenzurim të media, abort i detyrueshëm dhe burgosje me motive politike janë regjistruar edhe në Republikën Popullore të Kinës, thuhet ndër tjera në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit.
Në anën tjetër, Vladimir Putin është ai që filloi pushtimin e Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, ku si pasojë qindra mijëra persona kanë humbur jetën deri më tani – kryesisht civilë.
Njëjtë ka vepruar edhe Assad, që akuzohet se ka torturuar e vrarë qytetarët sirianë, në të cilin vazhdon të jetë një situatë kaotike pas shumë viteve luftime të ashpra. /Telegrafi/