Site icon Telegrafi

Instagram Stories ofron edhe opsionin për të bërë donacione (Foto)

Në Facebook janë popullarizuar fondacionet, që të mblidhen para për dikë që e ka ditëlindjen, ndërsa një sistem të ngjashëm do e përdore edhe Instagram në pjesën e Stories.

Kur të bëhet ndonjë postim në këtë pjesë, shfrytëzuesi pyetet nëse dëshiron të vendosë edhe shtesën për donacione që ndodhen në atë listë, transmeton Telegrafi.

Sa herë që shfrytëzuesit klikojnë në këtë shtesë, mund të jepin direkt kontributin e tyre.

Ndjekësit nuk kanë nevojë të largohen nga ajo Storie për të bërë donacionin, por vetëm të klikojnë dhe sapo të jetë kryer, marrin njoftimin se është bërë dhurimi.

Zyrtarët e rrjetit social, aknë bërë të ditur se në listë do të jenë vetëm organizata, që janë 100 për qind jo fitimprurëse. /Telegrafi/

Exit mobile version