Shënimet për porosi dhe produkte që është parë në Instagram Stories, ka bërë të mendohet se ky rrjet social, është duke punuar në shërbim për shitje produktesh.
Matt Navra e ka bërë fotografinë e imazhit, ku krahas shënimeve tjera për lokacion apo muzikë, ndodhet edhe ‘order’ që nënkupton porosinë, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet se si mund të funksionojë, por afër tekstit është edhe shenja e dollarit, që nënkupton se mund të kenë edhe ndonjë lidhje me pagesat.
I njëjti përdorues, që edhe më herët ka kapur momentet e para të prezantimit të produkteve nga Facebook dhe Instagram, zuri edhe një detaj tjetër.
Në një fotografi, shfaqet edhe shënimi për produkt, që mund të jetë një tjetër arsye të besohet se Instagram po përgatitet për këtë shërbim. /Telegrafi/