Site icon Telegrafi

Inspektorati i Punës shpalos planin e punës për vitin 2017

Inspektorati i Punës do të mbajë sot një konferencë për media ku do të raportoj rreth punës së Inspektoratit të Punës për vitin 2016 si dhe Planin e Punës për vitin 2017.

Në këtë konferencë do të shpaloset gjithashtu edhe platforma e ueb-faqes së Inspektoratit të Punës, e cila pritet që brenda javës të vihet në funksion.

Kjo platformë e re e informimit sa i përket Inspektoratit të Punës do të jetë në dispozicion të palëve që të marrin të gjitha informatat që Inspektorati i Punës i plason dhe që lidhen me mandatin e IP. /Telegrafi/

Exit mobile version