Site icon Telegrafi

Inskenoi aksidentin me veturë që t’i propozojë për mbrëmjen e maturës (Video)

Richard Fisher nga Missouri i Shteteve të Bashkuara, e inskenoi aksidentin me veturë, në mënyrë që t’i tregojë të dashurës se “është duke vdekur për të”.

Familjarët e Kiah Keys, ishin ankuar se ajo gjithmonë kishte reagime dramatike, por histeria që ajo pati më 16 prill, mund të arsyetohet plotësisht, transmeton Telegrafi.

Adoleshentja 15-vjeçare, kishte marrë lajmin se partnerin e saj e kishte shtypur vetura. Megjithëse e kuptoi që gjithçka është një mashtrim, për një kohë nuk mund të qetësohej dhe vështirë arriti të kthehej në normalitet.

Ngjarja është konsideruar absurde edhe pse, në fund ajo pranoi që të shkojë në mbrëmjen e maturës me të. /Telegrafi/

Exit mobile version