Turistët që vizituan një plazh në Dorset të Anglisë, injoruan paralajmërimet dhe u afruan më shumë se që duhet te shkëmbinjtë që rrezikojnë të shemben në çdo moment.
Disa prej tyre, kaluan ndalesat dhe qëndruan në cep masivit të gjatë afro 50 metra, për të shkrepur ndonjë fotografi, transmeton Telegrafi.
Për më keq, disa kanë hyrë poshtë shkëmbit, nga i cili gjithmonë shkëputen copëza të madhësive të ndryshme, ndërsa ka rrezik se mund të bie edhe ndonjë pjesë më e madhe.
“Rrezet e diellit dhe nxehtësia, i nxjerrë budallenjtë që nuk dinë çfarë bëjnë”, ishte komenti i fotografive, që i kanë shpërndarë banorët e zonës.
Meqenëse e njohin strukturën e shkëmbit dhe e kanë parë teksa shpërbëhet gjatë të kohës, ata kanë bërë kërkesa të shumta, që të bllokohet e tërë zona, në një perimetër të gjerë. /Telegrafi/