Infinix ka krijuar emrin e saj në tregun e telefonave të mençur gjatë viteve të fundit dhe dizajni është pjesa kryesore në ngritjen e markës.
Zhvillimi më i fundit nga marka e telefonave Transsion Holdings quhet teknologjia 3D Lighting Leather dhe kombinon dritat LED shumëngjyrëshe me lëkurë të tejdukshme poliuretani termoplastik (TPU) në skajet e pjesës së pasme.
Zhvillimi i ri përmban një strukturë me katër shtresa të përbërë nga një shtresë bazë e shiritit udhëzues të dritës LED (LFG) në fund, e cila është e mbuluar me bojë rezistente ndaj dritës për të përmirësuar transmetimin e saj, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Pjesa e mesme përmban tekstil me fibra qelqi transparent që lejon LED-in të shkëlqejnë përmes lëkurës së tejdukshme TPU.
Infinix planifikon të përdorë teknologjinë e re 3D Lighting Leather së bashku me efektet zanore për njoftime dinamike dhe sinjalizime për aplikacione të ndryshme.
3D Lighting Leather do të bëjë debutimin e tij në një model ekskluziv të edicionit special të Infinix Note 30 VIP më vonë këtë muaj. /Telegrafi/