Një video e publikuar së fundmi në rrjete sociale tregon qytetarët e Punjabit të Indisë duke sjellë një pjesë të qytetit të New York-ut në vendin e tyre.
Ata kanë ndërtuar një kopje të Statujës së Lirisë.
Videoja e shpërndarë tregon vendasit e Punjabit duke e vendosur statujën ikonike në majë të një ndërtese ende në ndërtim, përcjell Telegrafi.
“Diku në Punjab është vendosur Statuja e tretë e Lirisë”, thuhet në mbishkrimin e saj.
Some where in Punjab the THIRD liberty statue is installed.😂 pic.twitter.com/WZqrXpK9Jb
— Alok Jain ⚡ (@WeekendInvestng) May 26, 2024
Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta te përdoruesit e rrjeteve sociale.
“Tani njerëzit mund ta vizitojnë Indinë për të parë Statujën e Lirisë, nuk ka nevojë të fluturojnë në New York”, shkroi një përdorues.
Ndryshe, Punjabi njihet për statuja dhe struktura të ndryshme të çuditshme që zbukurojnë çatitë e ndërtesave. /Telegrafi/