Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri njofton se ka depozituar në gjykatë dosjen për inceneratorin e Fierit për të cilin akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socialist Alqi Bllako dhe shumë zyrtarë të tjerë.
Sipas SPAK, Bllako, Koka dhe zyrtarët e tjerë kanë shkelur ligjin me procedurat e dhënies së koncensionit, si dhe kanë falsifikuar dokumentet për pronën mbi të cilën është ndërtuar ky objekt.
Gjithashtu, prokuroria ka depozituar dhe provat në lidhje me shkeljet e kryera nga kompania që ka marrë koncensionin.
Njoftimi i plotë i SPAK mund të lexohet këtu. /Telegrafi/