Ciro Immobile ka shënuar dy gola kundër Salernitanas dhe kjo do të thotë se ai tani ka po aq gola në pesë ligat e mëdha evropiane sa Cristiano Ronaldo që kur iu bashkua Lazios në sezonin 2016/17, konkretisht 140 gola në 195 ndeshje.
Italiani ishte në shënjestër duke shënuar dy gola në fitoren 3-0 të mbrëmjes së sotme (e shtunë) si mysafir ndaj Salernitana në Stadio Arechi.
Ai u afrua shumë pranë një het-triku, me një goditje me kokë që u ndal nga traversa dhe topi goditi vijën përpara se të dilte jashtë.
✅ | #SalernitanaLazio 0-3
🔥 YEEEEEEEEEES!!⚽️⚽️ @ciroimmobile
⚽️ #Lazzari
Torniamo a casa con 3️⃣ punti 🙌🏻#CMonEagles 🦅 pic.twitter.com/Yar7UUIY9r— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) January 15, 2022
Megjithatë, dy golat e sotëm i lejuan Immobiles të arrinte shifrën e 140 golave në Serie A me fanellën e Lazios, të arritur në vetëm 195 ndeshje.
Faqja e statistikave Opta thekson se që nga sezoni 2016/17, Immobile ka po aq gola në pesë ligat e mëdha evropiane sa Ronaldo, me të dy lojtarët që kanë shënuar 140 gola.
👑 @ciroimmobile 👑#CMonEagles 🦅 https://t.co/EIVG1JsLv1
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) January 15, 2022
CR7 që nga ajo kohë luajti për Real Madridin, Juventusin dhe Manchester Unitedin, pra La Liga, Serie A dhe Liga Premier.
Gjatë të njëjtës periudhë, ai gjeti rrjetën më pak herë se vetëm Lionel Messi (Barcelona dhe PSG) me 163 gola dhe Robert Leëandoëski (Bayern Munich) me 179 gola.
Në të gjitha garat, Immobile ka shënuar 170 gola në 243 paraqitje për Lazion, së bashku me 44 asistime. /Telegrafi/