Site icon Telegrafi

“Imagjinoni që dikush të përqafon gruan tuaj kështu”, Usher kritikohet për afrimitetin me Alicia Keys në Super Bowl

Foto: Screenshot/YouTube

Alicia Keys iu bashku Usher gjatë performancës së tij në “Super Bowl” mbrëmë.

Por shumë shpejt, ai u bë shënjestër e kritikave nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët besojnë se e kaloi kufirin.

Të dy performuan duetet e “My Boo” dhe “If I Ain’t Got You”.

Në një moment, ai e përqafoi rreth belit dhe e mbështeti kokën mbi supin e saj.

Lexo po ashtu Pse Usher mbante doreza gjatë performancës së tij në Super Bowl? Fansat kanë një teori

“Imagjinoni dikë që të përqafon kështu gruan tuaj”, “Sa pa respekt”, “E di që janë miq të ngushtë, por ai patjetër e ka kaluar kufirin”, “Kjo nuk është sjellje e përshtatshme për një shfaqje publike”, “Edhe pse ajo nuk reagoi, ai patjetër nuk duhet ta bëjë këtë” – janë disa nga reagimet në Twitter.

TMZ raportoi se Usher dhe e dashura e tij për një kohë të gjatë, Jennifer Goicoechea, caktuan një martesë në Las Vegas disa ditë më parë.

Nuk dihet ende se kur do të martohen saktësisht.

Që nga viti 2010, Alicia është e martuar me producentin dhe reperin Kasseem Dean, i njohur më mirë si Sëizz Beatz. Ata kanë dy djem – Egypt Daoud dhe Genesis Ali.

Will.i.am dhe Jermaine Dupri gjithashtu iu bashkuan Usher në skenë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube
Exit mobile version