Site icon Telegrafi

IKSHPK-ja do të blejë një mijë teste për identifikimin e Lisë së Majmunëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), planifikon të blejë një mijë teste për identifikimin e virusit të Lisë së Majmunëve.

Ky institucion tashmë i ka dhënë kontratën “Furnizim me RT PCR teste për detektimin e virusit të lisë së majmunit” kompanisë “Interlab”, në vlerë prej gjashtë mijë e 132 euro.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e IKSHPK-së, Era Pireva.

“IKShPK do të blejë 20 pako me nga 50 teste, pra gjithsej do të blihen një mijë teste”, ka deklaruar Pireva.

Lexo po ashtu Gjendja shëndetësore e pacientit të dyshuar për Lijën e Majmunit është drejt përmirësimit

Ndryshe, të shtunën është raportuar për një rast të dyshimtë me Lijën e Majmunit në Kosovë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjendja e pacientit të dyshuar me këtë sëmundje, i cili është shtruar në një repart të veçantë të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është stabile dhe drejt përmirësimit.

Mostra e marrë nga ky pacient është dërguar në një laborator në Holandë për detektim. /Telegrafi/

Exit mobile version