Site icon Telegrafi

Ikona e Serie A, Radja Nainggolan sulmoi ish-klubin e tij: Më trajtuan si parazit, tani luaj për argëtim

Klubi italian i kategorisë së dytë ndodhet aktualisht në vendin e 17-të në renditjen e Serie B dhe duket qartë se deri në fund të sezonit do të ketë një betejë të vështirë në përpjekje për të shmangur rënien në kategorinë e tretë të futbollit italian.

Dyshja ikonë, Danile De Rossi dhe Radja Nainggolan po përpiqet të ndihmojë klubin për të mos ndodhur kjo gjë.

De Rossi është trajner, ndërsa ish-bashkëlojtari i tij, belgu Nainggolan luan në mesfushë.

Prej vitesh ai konsiderohej si një lojtar i talentuar, por edhe problematik i njohur.

I përjashtuar nga ekipi për pirjen e duhanit

Ai mbërriti në Pescara këtë dimër nga Antwerp, pasi fitoi Serie A me Interin në vitin 2021 dhe më pas nënshkroi për klubin nga vendlindja e tij, për të cilin nuk kishte luajtur kurrë më parë.

Por gjithçka u prish, kur ai gjatë ndeshjes u kap nga kamerat duke pirë cigare elektrike në stol, pas së cilës klubi e dërgoi në një ekip tjetër dhe më pas i ndërpreu kontratën.

“Ata më trajtuan si një parazit, sikur të isha mut. Ata sollën Overmars si drejtor sportiv për të më rikthyer në ekipin e parë, por askush nuk guxoi t’i kundërvihej presidentit. Unë po bëja më të mirën në skuadrën B, duke mbështetur më të rinjtë…”.

“Kam qenë në shumë skuadra, por asnjëherë nuk më kanë trajtuar kështu. Nuk më kanë lejuar as të hyj në hyrjen kryesore të qendrës stërvitore”, ka treguar Nainggolan në një intervistë të fundit.

“Unë luaj për kikirikë, por me kënaqësi”

Ai vuri në dukje se në këtë fazë të karrierës së tij, paratë nuk janë motivi i tij.

“Vajzat e mia ishin arsyeja kryesore e kthimit në Belgjikë. Edhe pse po humbisja shumë para, nuk ishte problem për mua. Por për shkak të presidentit më është dashur të largohem nga vendi dhe këtë nuk do ta fal. Në SPAL tani luaj për kikirikët, por me kënaqësi”, ka thënë ai.

Ish-drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini foli për Nainggolan në një intervistë për Gazzetta dello Sport, duke treguar edhe gjërat që ai i bën jashtë fushës.

Lexo po ashtu Nainggolan bashkohet me De Rossin, transferohet te Spal

“Më pëlqejnë të gjithë lojtarët që solla në Roma, por Nainggolan më ka mërzitur më shumë. Unë e dua atë si një djalë, por ai është një kriminel, një person me qëndrim kinse ‘nuk më intereson’. I vendos shtatë ose tetë pije para dhe ai i pi të gjitha. Ai e trajton jetën si një lojë”, kishte thënë Sabatini. /Telegrafi/

Exit mobile version